LAJMI I FUNDIT:

Vetaksidenti me automjetin e blinduar në veri, Policia jep detaje

Vetaksidenti me automjetin e blinduar në veri, Policia jep detaje

Të premten në mbrëmje një autoblindë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident në Grabovc të Zveçanit, ku si pasojë janë lënduar disa zyrtarë policorë.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në ora 20:15.

“Raportohet se pjesëtari i PK-së duke drejtuar automjetin zyrtar të blinduar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rruge”, thuhet në raport.


Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe shtatë pjesëtarë të PK-së, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës.

Vitia vizitoi policët pas aksidentit me autoblindë: Pesë janë liruar në shtëpi, tre po vazhdojnë trajtimin
Lexo po ashtu Vitia vizitoi policët pas aksidentit me autoblindë: Pesë janë liruar në shtëpi, tre po vazhdojnë trajtimin

Zyrtarët janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes sipas procedurave kanë dalë edhe IPK-ja.

Ndërkaq, lidhur me rastin është deklaruar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili i ka vizituar policët e lënduar derisa ka njoftuar se gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Nga tetë policët e lënduar në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK.I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë. Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë”, ka pohuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori