Vdes një person në Prizren, ishte duke ngarë biçikletën elektronike

Një person derisa ishte duke e ngarë biçikletën elektrike është vet-aksidentuar dhe si pasojë ka humbur jetën.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 10:15, në rrugën “Aziz Tolaj”, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke ngarë biçikletën elektrike, është vet-aksidentuar dhe si pasojë ka humbë jetën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































