LAJMI I FUNDIT:

Veshjet më të bukura nga fillimi i Festivalit të Filmit në Venecia 2022

Veshjet më të bukura nga fillimi i Festivalit të Filmit në Venecia 2022

Festivali vjetor i Filmit në Venecia është një nga më magjepsësit në botë, së bashku me tapetin e kuq të mbushur me fotografitë e mahnitshme në Kanë.

Të famshmit shfaqen jo vetëm për të promovuar filmat e tyre të rinj, por edhe për të ofruar momente të forta stili dhe për të punuar me stilistët kryesorë për të shfaqur krijimet më të mira nga pistat e reja të veshjeve dhe modës.


Është po aq spektakël për adhuruesit e modës, sa edhe për adhuruesit e filmit. Ndaj, po sjellim të gjitha pamjet më të mira nga fillimi i festivalit të filmit në një vend.

Në mbrëmjen inauguruese, Julianne Moore – e cila do të shërbejë si presidente e jurisë së festivalit këtë vit – shkëlqeu me një fustan Alaïa me një bust lëkure në formë zemre, ndërsa Tessa Thompson kishte veshur një xhaketë prej tyli të zi Rodarte.

Do të ketë shumë më shumë momente të modës të ekspozuara gjatë dy javëve të ardhshme.

Por, ne ua sjellim më poshtë veshjet më të bukura nga fillimi i kësaj ngjarje:

Jodie Turner-Smith

Zion Moreno

Tessa Thompson

Madisin Rian

Grace Elizabeth

Julianne Moore

Emma Chamberlain

Mariacarla Boscono

Greta Gerwig

Jodie Turner-Smith

Julianne Moore

/Telegrafi/