LAJMI I FUNDIT:

Veshjet më të bukura në tapetin e kuq të “Billboard Women In Music Awards 2022”

Veshjet më të bukura në tapetin e kuq të “Billboard Women In Music Awards 2022”

Shumë nga më të famshmet e industrisë dolën të mërkurën mbrëma për të marrë pjesë në Billboard Women In Music Awards 2022 në Inglewood, Kaliforni.

Olivia Rodrigo, Doja Cat dhe reperja Saweetie ishin ndër muzikantet femra të nderuara për arritjet e tyre në krye të listës gjatë vitit të kaluar, me Rodrigo që rrëmbeu çmimin e lakmuar të “Gruas së Vitit”.

Ceremonia vjetore u mbajt në Teatrin YouTube në Hollywood Park dhe u drejtua nga Ciara, e cila u emërua “Gruaja e Vitit” nga Billboard në vitin 2009.

‘Gruaja e vitit’, Olivia Rodrigo u ngjit në tapetin e kuq me një fustan të bardhë me detaje të bukura dhe një palë çizme me platformë.

Disa nga veshjet tjera që morën vëmendje mbrëmjen e kaluar ua sjellim më poshtë:

Saweetie

 Ava Max

Doja Cat

Ciara

H.E.R dhe Christina Aguilera

Gabby Barrett

Normani

Summer Walker

Karol G

Tinashe

Dixie D’Amelio