LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Vota për Totajn është votë për ju

Veseli: Vota për Totajn është votë për ju

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me kryetarin e ardhshëm të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i  shoqëruar nga ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, deputetët, znj.Luljeta Veselaj-Gutaj, Nait Hasani, dhe lidershipi i PDK-së, mbrëmë ishin në tubim elektoral në Velezhë, me fshatrat për-rreth, nga ku morën mesazhin e qartë, që, ky lokalitet vazhdon të jetë besnik ndaj vizionit të PDK-së dhe më 22 tetor, fuqishëm, do të përkrahin kryetarin Shaqir Totaj, me numër 94.

Kryetari i ardhshëm i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, para të pranishmëve, theksoi se PDK-ja është parti e kthesave të mëdha në historinë e re të Kosovës, duke qenë parti shtetndërtuese, institucionaliste dhe e cila ia ka ndryshuar pamjen Kosovës, e veçanërisht Prizrenit, me investimet e bëra gjatë qeverisjes.


Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, falënderoi të pranishmit për kontributin e tyre në përkrahje të kryetarit Totaj dhe vizionit të PDK-së, duke i siguruar se kryetari i komunës do të ketë obligim, pas fitores së madhe të 22 tetorit, që, t’i vizitojë të gjitha lokalitetet për hartimin e projekteve dhe investimeve.

Veseli potencoi se  vota për PDK-në dhe Shaqir Totajn, është votë për ju sepse besimi i dhënë, do të kthehet me investime dhe ngritje të mirëqenies sociale.

Nga ana tjetër, të pranishmit në këtë sallë, si në çdo tubim tjetër në Prizren, ku është prezent PDK-ja dhe kryetari i ardhshëm i komunës, Shaqir Totaj, garantuan se vota dhe mbështetja e tyre do të jetë masovike në ditën e zgjedhjeve, në ditën e fitores së madhe për Prizrenin, më 22 tetor, ku numri 94 do të jetë i vetmi  që do të votohet në këtë lokalitet.