LAJMI I FUNDIT:

Veseli uron nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor

Veseli uron nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, njëherësh kandidat për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, ka uruar sot të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Dua të uroj të gjithë nxënësit e Kosovës për ditën e parë të shkollës. Shpresoj që ky vit të jetë sa më i mbarë, i frytshëm e me rezultate sa më të mira për ta. Një urim veçanërisht të përzemërt e përcjell për ata nxënës që për herë të parë do të ulen sot në bankat e shkollës duke nisur një ndër rrugët më të bukura të jetës, rrugën e diturisë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.


Ai po ashtu ka uruar edhe mësimdhënësit e prindërit për punën dhe angazhimin e tyre.

“Njëherazi uroj edhe mësimdhënësit, ata që nëpërmjet punës së tyre fisnike në përgatitjen e brezit të ri, kontribuojnë drejtpërdrejtë në të ardhmen e vendit. Urime gjithashtu prindërve në rrugën e përmbushjes nëpërmjet shkollimit, të ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre. I siguroj ata se sakrifica që bëjnë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori