LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon ambasadorin Walker, thotë se është hero i gjallë i Kosovës

Veseli takon ambasadorin Walker, thotë se është hero i gjallë i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ish-ambasadorin William Walker, i cili luajti rol vendimtar në prezantimin para botës të krimeve të kryera në Kosovë gjatë luftës nga regjimi i Milosheviqit.

Dëshmitë e tij për Masakrën e Reçakut ndikuan fuqishëm në opinionin dhe diplomacinë ndërkombëtare.


Gjatë takimit të përzemërt Veseli dhe Walker diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për problemet dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar shteti dhe shoqëria kosovare.

Një ditë më herët gjatë akademisë përkujtimore që u mbajt në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, Veseli tha se “Në Reçak e vërteta e Kosovës triumfoj mbi mashtrimin njëshekullor të Serbisë, mbi propagandën dhe luftën e saj speciale kundër shqiptarëve. Shumë janë ata që kanë merita për këtë moment historik, por më meritori prej tyre është miku i madh i vendit tonë, z. William Walker. Ambasadori Walker është hero i gjallë i të vërtetës për Reçakun dhe Kosovën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori