LAJMI I FUNDIT:

Veseli takoi kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Britanisë

Veseli takoi kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Britanisë

Në vazhdën e takimeve me drejtues të lartë të shtetit britanik, sot në Londër, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në takim nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Britanisë së Madhe, John Bercow.

Kryetari Veseli e falënderoi homologun e tij britanik për mbështetjen dhe ndihmën që Britania e Madhe ka dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj, në kohë dhe rrethana të ndryshme, duke shfaqur shpresën që kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me theks të veçantë në fushën e zhvillimit ekonomik, integrimit evropian të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.


“Britania e Madhe ka qenë në krah të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, në momentet më të vështira. Ajo kishte dhe ka rol tejet të rëndësishëm në njohjen dhe forcimin e subjektivitetit të Republikës së Kosovës. Ne këtë e çmojmë dhe konsiderojmë vlerë të qëndrueshme dhe vullnet për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm. Bashkëpunimi ndërparlamentar, sundimi i ligjit dhe investimet në fushën e ekonomisë, përbëjnë fusha të interesit tonë të përbashkët”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Edhe Bercow mori ftesë nga kreu i Kuvendit të Kosovës për vizitë në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori