Qindra qytetarë të Shalës i kanë dhënë mbështetje kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit dhe “Fillimit të Ri”, në një tubim të organizuar në Bajgorë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.
Gjithashtu të pranishëm në tubim ishin edhe minatorët e “Trepçës”, të cilët e falënderuan kryetarin Veseli për Ligjin për “Trepçën”.
Kryetari Veseli, tha se me “Fillimin e Ri”, do të filloj një epokë e re edhe për rajonin e Shalës. “Nuk janë vetëm resurset nëntokësorë që e bëjnë të pasur Shalën. Pasuria më e madhe janë njerëzit punëtorë e të ndershëm, të cilët janë pjesë dhe bartës të “Fillimit të Ri”, për një Kosovë të re dhe të zhvilluar”.
Duke folur për minatorët, ai çmoi kontributin e tyre në të gjitha kohërat e vështira për vendin. “Ju i jepni kuptim të vërtetë “Fillimit të Ri”, meqë është gjaku dhe djersa juaj që ka hapur shtigje përpara për këtë vend. Ju jeni lavdia e së kaluarës dhe do të jeni edhe lavdia e të ardhmes”, tha ai.
Gjatë aktiviteteve në Mitrovicë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit, kryetari Veseli, ka shtruar darkë të enjten për mësimdhënësit, mjekët, sportistët dhe artistët. Të pranishëm ishin edhe kryetari i Degës së PDK-së, Avni Kastrati dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë: Jehona Shyti, Drita Kadriu, Rrustem Musa e Abdyl Salihu.
Veseli u zotua para tyre për të përmirësuar kushtet e punës dhe mirëqeninen për të gjitha këto kategori. “Me “Fillimin e Ri”, do të vazhdojnë projektet e mëdha në Mitrovicë, meqë në tre vitet e fundit këtu ka stanguar gjithçka”.
Ndryshe lideri i PDK-së dhe kandidatët për deputetë në Mitrovicë, kanë pasur tubime të shumta me qytetarë në këtë komunë. Tubime madheshtore janë mbajtur në Zhabar dhe në lagjen “Ura e Gjakut”, ku qindra qytetarë janë shprehur të entuziazmuar me vizionin e “Fillimit të Ri”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit