LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Shabani do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Dragashit

Veseli: Shabani do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Dragashit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur sot nga qindra qytetarë, aktivistë e vullnetarë të këtij subjekti në komunën e Dragashit.

Para të pranishmëve, Veseli është shprehur se fitores së kryetarit të ri të Dragashit, Shaban Shabani, i janë bashkuar të gjithë qytetarët, pa dallim partie e etnie.


“Fitores së kryetarit të ri të Dragashit, Shaban Shabani, i janë bashkuar të gjithë qytetarët, pa dallim partie e etnie. Shabani do të jetë kryetar i të gjithëve dhe do të punojë për ta kthyer Dragashin në një komunë me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe perspektivë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK-së shtoi se pas rikonfirmimit të fitores, më 19 nëntor, në katër vjetët e ardhshëm, çdo projekt i kryetarit Shaban Shabani do ta ketë mbeshtetjen e plotë dhe të fuqishme të qeverisë qendrore në Prishtinë.

Nga ana tjetër, kandidati për të parin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, theksoi se çfarë e bën platformën e tij fituese është fakti që ajo ngërthen një plan afirmativ për fuqizimin e qytetarëve të të gjitha komuniteteve të kësaj komune.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori