Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin elektoral në Klinë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryetari i partisë, Kadri Veseli.
Me këtë rast i pari i PDK-së Kadri Veseli, tha se prioritet në Klinë do të jetë arsimi, ndërtimi i çerdheve si dhe punësimi i të rinjve. Ai premtoi krijimin e një fondi të punësimit.
“Shtimi i çerdheve është domosdoshmëri edhe në komunën e Klinës. Do të punojmë edhe më shumë që edhe në Klinë të ketë siguri për fëmijët tanë, si sigurimi fizik në të njëjtën kohë që ata të kenë mundësi ti qasen shkollave në mënyrë më të afërt. Prioritet do të jetë rinia, ku do të krijojmë fondin e punësimit i cili do t’u shërbejë të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave dhe jo vetëm atyre por të gjithëve që kane ide për vetëpunësim në mënyrë që ata të integrohen në tregun e punës”, tha Veseli.
Ai tha se të gjithë studentët që kanë mesataren mbi 8, do tu jepen bursa nga komunat e tyre. Veseli premtoi edhe dhënie të subvencioneve për të gjithë ata që merren me bujqësi. I pari i PDK-së premtoi edhe reforma në administratën komunale, uljen e taksave komunale, derisa tha se qeverisja e PDK-së nuk do të lejojë burokraci.
Veseli tha se komuna e Klinës ka pasur transformim gjatë qeverisjes së PDK-së për 10 vite, derisa ftoi qytetarët që të mbështesin kandidatin për kryetar Sokol Bashotën.
“Po dal para jush me shumë dinjitet dhe krenari, dhe e konsideroj se është e nevojshme edhe për një mandat të qeverisë një kryetar, një personalitet i cili ka vizion, ka qëndrueshmëri, ke besim në vetvete ka besim tek qytetarët të cilët i udhëheqë”, tha Veseli.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashota ka lavdëruar punën gjatë qeverisjes së tij me Komunën e Klinës për 3 mandate radhazi, duke thënë se një ndër prioritet e tij ka qenë arsimi. Ai tha se gjatë 10 viteve ka arritur që të sjellë ujin e pijshëm për qytetarët e Klinës, të investojë në kulturë, shëndetësi, investimet në infrastrukturë siç është sheshi i qytetit i cili është duke u ndërtuar.
Bashota tha se PDK-ja u ka kthyer dinjitetin mësimdhënësve dhe punonjësve shëndetësorë.
‘Për këto 10 vite të qeverisjes sime janë bërë shumë ndryshime sa i përket investimeve në objektet e këtij vendi. Kemi ndërtuar këtë sallë këtu e cila është e mrekullueshme dhe plotëson të gjitha standardet për aktivitet kulturore, është bërë komuna e re. Palestra e re e cila për interesa të tyre pushteti e pat lënë rrënojë. Poashtu jemi duke ndërtuar qendrën rinore për të rinjtë e Klinës”, tha Bashota. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?