LAJMI I FUNDIT:

Veseli premton 120 milionë euro në vit për bujqësinë

Veseli premton 120 milionë euro në vit për bujqësinë

(I plotësuar)Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka premtuar se do ta trefishojnë Fondin për Garantimin Kreditor, në mënyrë që sa më shumë ndërmarrës të mund të kenë qasje të drejtpërdrejtë në kapitalin e domosdoshëm për t’i zgjeruar bizneset e tyre dhe për të krijuar vende pune.

Gjithashtu, ai ka premtuar se do të trefishojnë edhe fondin për bizneset e vogla që të mund t’i mbështesin më shumë ndërmarrësit në mënyrë të drejtpërdrejtë.


“Përfundimisht, ne do t’i themi mjaft varësisë prej importit. Ne blejmë tepër shumë produkte të huaja, duke i dërguar paratë tona jashtë vendit, duke krijuar vende pune në vende të tjera. Kësaj duhet t’i japim fund”, ka thënë Veseli.

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se do ta caktojnë si objektiv pesëfishimin e eksporteve në mënyrë që produktet e Kosovës të blihen nga e gjithë BE-ja dhe që paratë të vijnë këtu në Kosovë.

Ai ka thënë se fusha e dytë prioritare është bujqësia.

“Një nga tri familje në Kosovë mbështeten nga sektori i bujqësisë. Bujqësia është zemra e motorit tonë ekonomik dhe ne duhet ta mbrojmë atë, duhet ta rrisim atë. Duhet ta mbrojmë atë dhe kjo vlen veçanërisht tani pas fatkeqësive të fundit. Ne do ta jetësojmë një program nacional për sigurimin nga fatkeqësitë natyrore”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se fermerët tanë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe nuk do të lejojnë assesi që ata të jetojnë në frikë nga fatkeqësi të tilla.

“Ne i kemi rreth 100 mijë hektarë tokë të gatshme për t’u përdorur për veprimtari bujqësore sot dhe kam kënaqësinë të njoftoj se, së bashku, qeveria jonë do ta dyfishojë buxhetin për bujqësinë në 120 milionë euro në vit”, ka premtuar Veseli.
———————————————————————-
Veseli premton përkrahje për ndërmarrësit

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se prioriteti numër një i tyre është që qeveria të fillojë t’i përkrahë bizneset e Kosovës.

“Janë rreth 60 mijë biznese në Kosovë, 60 mijë ndërmarrës të cilët krijojnë vende pune. Liderët e ekonomisë sonë janë ndërmarrësit e Kosovës dhe jo qeveria apo ndonjë ministër. Ne duhet t’i ndihmojmë ata, duhet t’i përkrahim ata. Nëse çdo ndërmarrje apo biznes do ta shtonte vetëm nga një punëtor, ne do t’i kishim 60 mijë vende të reja pune”, ka thënë Veseli, derisa së bashku me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, po mbajnë një konferencë për media në fshatin Pestovë, ku kanë shpalosur edhe programin e Fillimit të Ri për ekonominë..

Kreu i PDK-së ka thënë se plani i koalicionit PDK-AAK-Nisma është që të përqendrohen në rritjen dhe zgjerimin e bizneseve ekzistuese vendore dhe në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për të krijuar më shumë biznese.

”Në 100 ditët e para, qeveria jonë do ta ulë tatimin në të ardhurat mbi fitimin e korporatave nga 10% në 9%. Kjo menjëherë do t’u kthente bizneseve miliona euro që ato të mund të investojnë në krijimin e vendeve të punës dhe që ta rrisin prodhimin”, ka thënë Veseli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori