LAJMI I FUNDIT:

Veseli premton fond më të madh për bizneset Start-up dhe mbështetje për idetë e të rinjve

Veseli premton fond më të madh për bizneset Start-up dhe mbështetje për idetë e të rinjve

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot biznesin e Visar Xhemës në Prishtinë, një i ri që me mbështetje prej 4,900 euro nga Fondi i Rinisë kishte hapur një dyqan të dizajnit dhe rrobaqepësisë.

Veseli ka premtuar se do të rris fondin e mbështetjes për Start-up të rinj dhe përmes kësaj mbështetjeje do ta mbajë rininë këtu, duke përkrahur idetë e tyre dhe duke hapur vende të reja të punës.


“Është një biznes modest, por shumë i rëndësishëm për të riun Visar Xhema. Me një mbështetje prej 4900 euro nga Fondi i Rinisë së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ai ka arritur të hapë biznesin e tij të dizajnit dhe rrobaqepësisë, ku ka punësuar pesë të rinj.

Të rinjtë e talentuar, me mbështetjen e shtetit, do të arrijnë shumë shpejt të hapin biznese të vogla e të mesme dhe ta zhvillojnë karrierën e tyre në Kosovë.

Unë do të rris fondin e mbështetjes për Start-up të rinj dhe përmes kësaj mbështetjeje do ta mbajmë rininë këtu, duke përkrahur idetë e tyre dhe duke hapur vende të reja të punës”, ka shkruar Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori