LAJMI I FUNDIT:

Veseli për Listën e re të barnave esenciale: Ky është suksesi i të rinjve jo të korruptuar

Veseli për Listën e re të barnave esenciale: Ky është suksesi i të rinjve jo të korruptuar

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Listës së re të Barnave Esenciale, ka thënë se gjatë dy vjetëve që PDK-ja ka drejtuar shëndetësinë, ka dëshmuar vullnetin politik për të luftuar korrupsionin, duke bërë një kthesë vendimtare në këtë sektor.

Duke e konsideruar ditën e sotme historike dhe shumë domethënëse për shëndetësinë, Veseli tha se për vite me radhë, gjatë qeverisjeve së kaluara, qytetarët tanë janë varfëruar në mungesë të shërbimeve të duhura shëndetësore dhe barnave të shtrenjta, duke u detyruar të zgjedhin midis bukës në tavolinë dhe barnave për shërim.


Ai tha se njeriu ndihet mirë kur dëgjon lajme të mira si ky i sotmi.

“Urani dhe të gjithë politikanët e tjerë duhet të jenë të pa korruptuar dhe të jenë afër jush. Thuhet se ilaçi më i mirë janë njerëzit, andaj klasa politika e cila denjon të udhëheq me shtetin, duhet të përkujdeset për të gjitha kategoritë dhe t’u japë shanse të barabarta të gjithëve”, theksoi Veseli.

Veseli kujtoi se PDK-ja ka zgjedhur të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë ndërsa ai vet ka emëruar në krye të saj bashkëpunëtorin më të ngushtë, Uran Ismailin.

“Njëri nga bashkëpunëtorët e mi, shef kabineti, ka treguar se mund të kemi sukses, duke zgjidhur në shëndetësi disa nyje që dukeshin të pazgjidhshme. Mjekët tanë i kemi shumë të mirë, por kur kemi udhëheq të mirë edhe në ministri, atëherë suksese është i sigurt. E përgëzoj Uranin për lidershipin e tij në këtë drejtim”, theksoi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kalo në kategori