Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë ka takuar disa të rinj nga Kosova që janë larguar nga vendi e aktualisht janë me pushime në vendlindje.
Lideri i PDK-së ka dëgjuar nga të rinjtë arsyet që i kanë shtyrë të emigrojnë dhe arsyet që do të ndikonin në kthimin e tyre për të jetuar në Kosovë.
Veseli tha se si kryeministër i ardhshëm i Kosovës, prioritet kryesor do ta ketë luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, për të krijuar shanse të barabarta për të gjithë qytetarët në punësim.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Veseli tha se do të krijohet fondi për autostradën e punësimit, që do t’i bindi këta të rinj e shumë të tjerë që të kthehen e shpërfaqin aftësitë dhe energjitë në Kosovë.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Rinisë dhe largimi i të rinjve është një ndër problemet më shqetësuese të Kosovës. Me këtë rast, vendosa të takoj disa të rinj që kanë emigruar kohëve të fundit e që gjenden për pushime në Kosovë. Me ta bisedova për shkaqet që i kanë detyruar të ikin dhe për çfarë duhet bërë që të nxisim kthimin e tyre. Argjendi më tregoi se e kishte lënë shkollën para tre vjetësh dhe ishte larguar në Itali sepse mendonte që pozitat e punës merren me të njohur e jo me meritë. Shqiprimi po ashtu më tregoi se ka ikur para tre muajsh në Gjermani pasi nuk pati mundësi ta mbante hapur biznesin e tij, ndërsa Redoni i diplomuar në marketing, është detyruar të shkoj në Austri. Është më se e qartë që për t’u ofruar atyre mundësi brenda Kosovës, duhet të luftojmë nepotizmin në punësimet publike si dhe korrupsionin që po pengon investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Po ashtu, si kryeministër i ardhshëm do të kem prioritet krijimin e fondit për autostradën e punësimit, që do t’i bindi këta të rinj e shumë të tjerë që të kthehen e shpërfaqin aftësitë dhe energjitë në Kosovë”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame