Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është pritur paraditen e sotme nga udhëheqësit e Odës Ekonomike Austriake dhe përfaqësues të bizneseve austriake në veprojnë në Kosovë.
Kryeparlamentari Veseli në këtë takim u shoqërua nga ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi dhe nga ministri i Financave Bedri Hamza.
Në këtë takim, kreu i Kuvendit të Kosovës foli për potencialet që ofron Kosova për investitorët e jashtëm.
“Kosova është vendi më i sigurt për investimet Austriake në Ballkan. Shkëmbimet tregtar ndërmjet dy vendeve kapin shifrën e mbi 250 milionë euro. Kjo është një dëshmi e qartë që investimet e huaja në vendin tonë janë të sigurta. Kosova ka ndërmarr reforma të thella për t’i lehtësuar investimet e huaja direkte. Ligjet e Kosovës dhe politikat fiskale, tatimore krijojnë lehtësira të mëdha. Austria është njëri nga investuesit kryesor në Kosovë dhe ne mirëpresim edhe investitorë tjerë austriakë që të investojnë pasi vendi ynë ka kapacitete të shumta si në resurse humane po ashtu edhe në shumë fusha potenciale për investime”, tha kryeparlamentari Veseli.
Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti i Odës Ekonomike të Austrisë, Dr. Christoph Matznetter, e ka falëmderuar kryeparlamentarin Veseli për mbështetjen e vazhdueshme që Institucionet e Kosovës i kanë dhënë investitorëve austriakë, duke krijuar një klimë të favorshme edhe për investitorë tjerë.
Ai tha se Austria aktualisht është investitori i pestë më i madh në Kosovë, por synon që në të ardhmen e afërt të rris investimet dhe të jetë investitori më i madh në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Apsurdi BSPK
Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'