Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot në Prizren shoqatën “Esnaf”, që përfaqëson bizneset e këtij qyteti. Veseli ka folur me përfaqësuesit e bizneseve prizrenase për sfidat me të cilat ata po ballafaqohen dhe situatën e rëndë ekonomike në vend.
Veseli ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e vendosur që të ndihmojë bizneset, dhe, për këtë arsye, ka përgatitur një sërë propozimesh konkrete për qeverinë.
Megjithëkëtë, kryetari Veseli tha se papërgjegjësia e qeverisë po rrezikon falimentin e qindra bizneseve kosovare, e me këtë edhe mijëra vende të punës.
“Sot jam në Prizren për t’u solidarizuar me ju. E di gjendjen e rëndë ekonomike e cila po mbretëron në vend. I di sfidat me të cilat po ballafaqoheni ju si ndërmarrës. Prandaj, unë ju siguroj se kjo nuk është faji i opozitës. Qeveria është duke u treguar tërësisht indiferente dhe e papërgjegjshme, dhe, me këtë po rrezikon shuarjen e shumë bizneseve në vend.”, ka thënë Veseli, thuhet në njoftimin për media.
Më tej, ai ka shtuar se është i gatshëm që përsëri të ulet së bashku me Qeverinë dhe të gjejnë një zgjidhje sa më parë për të mirën e vendit dhe bizneseve.
“Qeveria duhet të ulet me Odat Ekonomike dhe me ne. Të marrë parasysh propozimet tona. Kjo situatë kërkon bashkim të të gjithë akterëve politik. Unë ju premtoj se në momentin që do të ulemi së bashku për të diskutuar pakon e rimëkëmbjes, të nesërmen do ta votojmë atë në kuvend.”, ka thënë Veseli.
Mes tjerash, kryetari Veseli ka folur edhe për trustin pensional dhe mundësinë që qytetarët të tërheqin paratë e tyre nga ai fond.
“Në duhet të kategorizojmë shtresat e qytetarëve dhe tu kompensojmë paratë atyre që do t’i tërheqin. Në veçanti shtresës së ulët”, tha Veseli.
Kryetari i Shoqatës “Esnaf”, Varis Xhejlani, falënderoi kryetarin Veseli për mbështetjen e tij të madhe dhe propozimet konkrete se si t’u dilet në ndihmë bizneseve në këtë kohë të vështirë të pandemisë.
Ai tha se bizneset janë në një situatë të vështirë dhe kërkoi nga qeveria dhe institucionet që të jenë bashkëpunues me të gjithë akterët politik në mënyrë që ndihma për ndërmarrësit të jetë sa më e shpejtë dhe sa më e madhe. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Donald Trump krijoi Fondin Sovran – cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?
Qeveria spanjolle miraton vendimin për shkurtimin e orëve të punës
Ismaili takim me ekspertët e Misionit të Bankës Botërore, flasin për projektin me të ri për zhvillimin e sektorit financiar
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
Kishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?