LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Mitrovicë: PDK është parti që beson në të ardhmen

Veseli në Mitrovicë: PDK është parti që beson në të ardhmen

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot strukturat e PDK-së në Mitrovicë ku nga bashkëvendësit është pritur me bluzat me mbishkrimin: “Mirë se vjen, kryeministër”.


Veseli ka pohuar se “kjo periudhë nuk do të jetë lehtë”, prandaj ka kërkuar nga të gjithë që “ta kuptojnë se sa të rëndësishme janë javët në vijim për vendin dhe PDK-në”.

“E para – kurrë mos harroni se sa krenarë duhet të jeni secili prej jush si anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi pjesëtarë të partisë që e ka ndërtuar kaq shumë vendin tonë. Jam krenar që kur PDK-ja e ka udhëhequr qeverinë e Kosovës, ne keni ndërtuar rrugë dhe shkolla, i kemi rritur pagat, dhe e kemi çuar vendin tonë përpara më shpejt”, është shprehur Veseli.

Lideri i PDK-së, në vazhdim ka thënë se PDK është parti që beson në të ardhmen dhe është e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për çdo brez në krahasim me gjeneratat e mëparshme.

“Ne kemi luftuar me guxim për pavarësinë tonë. Ne kemi punuar pareshtur për të ndërtuar institucionet e shtetit tonë”, ka thënë ai. “Dua të jem fare i qartë – arsyeja pse ne po shkojmë në zgjedhje është sepse ekonomia jonë ka ngecur, krijimi i vendeve të punës ka stagnuar, dhe ne nuk po lëvizim drejt integrimit të vendit në BE në ritmin e duhur. Arsyeja pse ne po shkojmë në zgjedhje nuk ka të bëjë me asnjë arsye politike apo për shkak të PDK-së, kjo po ndodhë për shkak se lidershipi i Mustafës dështoi para qytetarëve të Kosovës”.

Kryetari i PDK-së, po ashtu, ka thënë se qytetarët vendosin se kush do ta qeverisë vendin dhe kush nuk mund ta udhëheqë vendin.

“Janë gjithmonë qytetarët ndaj të cilëve ne mbajmë përgjegjësi. Jo vetëm ndaj anëtarëve të partisë sonë, por të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ndaj burrave dhe grave, të rinjve dhe të moshuarve, aktivistëve të PDK-së, pjesëtarëve të partive të tjera, dhe madje ndaj edhe atyre që nuk votojnë. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës. Është koha për një fillim të ri”, ka thënë Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Lajme
Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Kalo në kategori