LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Naim Ismajli sikurse Merkel në Gjermani

Veseli: Naim Ismajli sikurse Merkel në Gjermani

PDK ka hapur sonte fushatën parazgjedhore në Shtime, ku ka prezantuar të arriturat dhe programin qeverisës edhe për katër vitet e ardhshme me kandidatin për kryetar, Naim Ismajli.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se Shtimja është ndër komunat e para në Kosovë, e cila është duke përfunduar infrastrukturën e saj falë një qeverisje të shkëlqyeshme të kryetarëve Fehmi Mujota dhe Naim Ismajli. Ai tha se është i vetëdijshëm se ka ende shumë për të bërë për Shtimen dhe për Kosovën.

Madje, Veseli tha se qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e Shtimës kanë nevojë edhe për një shtytës edhe më të fort të zhvillimit ekonomik, dhe të fuqizohet edhe më tej pjesa e ndërmarrësisë, në fushën e shëndetësisë dhe integrim në pjesën Euroatlantike. Ai tha se vetëm PDK-ja mund t’i realizojë këto kërkesa.


Veseli tha se mandati i katërt qeverisës do të jetë edhe shumë më i mirë me Naim Ismajlin, sikurse në Gjermani me zonjën Angela Merkel.

“Të gjitha komunat ku udhëheq PDK edhe në Shtime, e cila udhëhiqet nga një profesor dr. Naim Ismajli, do të jemi shumë afër bizneseve dhe ndërmarrësisië në mënyrën që t’i fuqizojmë ato. Taksa komunale do të jetë zero. Ju siguroi se me Naim Isjamilin do të ndërtojmë zona të bizneseve për aq sa kanë nevojë ndërmarrësit tanë, që të kenë vend të investimit pa pagesë dhe në të njëjtën kohë t’ju krijojmë lehtësira për prodhim dhe të punësojnë të rinjtë dhe të rejat. Ata ziliqarët thonë tre mandate, por i katërti mandat do të jetë edhe shumë më i mirë sikurse në Gjermani zonja Angela Merkel, Naim Ismajli në Shtime”, deklaroi Veseli.

Ai duke folur për projektet e ardhshme, siguria nëpër shkolla duhet të jetë prioritetet, edukim cilësor dhe të krijohen vende të punës këtu në Shtime dhe në gjithë Kosovën. Po ashtu ai tha se PDK do të fuqizojë edhe sektorin e shëndetësisë dhe nuk do të ketë më doktor të pa punë dhe nuk do të lejojmë që pacientët të trajtohen jashtë vendit.

Kandidati për kryetar të Komunës së Shtimes, Naim Ismajli tha se PDK dega në Shtime, tashmë është përgatitur për fitoren e radhës. Ai tha se me forcën e ndryshimit vazhdojnë për sukseset e radhës dhe shpalosi programin qeverisës edhe për katër vitet e ardhshme, i cili përmban pesë fusha strategjike.

Ismajli tha se për 17 vjet realizuan shumë projekte, duke iu dhënë përgjigje shumë problemeve jetike që kishin qytetarët e Shtimes.

“Programi qeverisës dhe strategjia e zhvillimit të Komunës së Shtimes për vitin 2018-2021, ka gjithsejtë pesë fusha strategjike. Të gjitha këto fusha në vete inkorporojnë 94 projekte që është numri 94 i PDK-së, numri i fitores së PDK-së. Fusha e parë ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, bujqësinë dhe zhvillimin rural. Po ashtu rregullimi i rrugëve, bujqësore me qëllim që të kenë mundësi fermerët tanë më lehtë të punojnë në tokat e tyre. Pjesa tjetër do të jetë rregullimi dhe mundësia e zhvillimit të turizmit malor. Fushë e dytë është ambienti dhe infrastruktura, në këtë mandate do të fokusohemi shumë për ambientin dhe mirëmbajtja e ambientit është gjysma e shëndetit”, tha Ismajli.

Ai ka shtuar se do të ketë renovim të objekteve të shkollave, ndërtime të nënkalimeve në disa vendbanime, do të bëhet studimi i fizibilitetit për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore kulturore historike në Shtime. Një nga projektet, që është mjaft atraktiv, është kolektori i ujërave të zeza, duke bërë zgjidhjen e kanalizimit. Ai po ashtu tha se do të avancojnë edhe më shumë sistemin shëndetësor në Shtime.

Ndërsa, Fehmi Mujota nga PDK-ja, tha se nën qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës janë investuar miliona euro në këtë komunë dhe është treguar se si ndërtohet demokracia, si ndërtohen organet komunale. Ai tha se PDK ka treguar se është krah i fuqishëm i gjithë njerëzve të devotshëm të PDK-së anë e kënd Kosovës.

“Kësaj radhe ju themi se edhe më fuqishëm do t’ju përfaqësojmë, edhe më fuqishëm do e prezantojmë dhe më shumë suksese do të arrijmë. Suksesi, garancia për suksesin jeni ju. Kërkesat e juaja janë aq të sinqerta, aq të drejta, aq korrekte dhe në bëjnë edhe më të përgjegjshëm dhe më të ndërgjegjshëm që në vitin 2017-2021, të ndërtojmë një standard të ri, një kualitet të ri, dhe të bëjmë gjëra edhe më të mira se dikur”, theksoi Mujota,