LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Mos ju dorëzoni dëshpërimit, mos u largoni nga atdheu

Veseli: Mos ju dorëzoni dëshpërimit, mos u largoni nga atdheu

Derisa ka përmendur prioritet që duhet te ketë vendi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë angazhim i secilit që ka përgjegjësi publike.

“A do rrimë duarkryq që ta lëmë korrupsionin që të na pengojë të ardhmen e fëmijëve tanë? Ne kemi obligim të çrrënjosim nga administrata jonë publike mentalitetin e ryshfetit dhe favoreve të paligjshme. Do të angazhohemi për forcimin e shtetit ligjor, për konsolidimin e prokurorisë dhe gjyqësorit për të rritur efikasitetin, integritetin, profesionalizmin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Do të investojmë në ngritjen e kulturës tonë juridike, që të rrisim vetëdijen qytetare, sensin e përgjegjësisë individuale, vigjilencën dhe guximin për të denoncuar çdo rast korruptiv. Ne do t’i japim fund pasigurive ligjore, dhe pengesave burokratike, që demotivojnë njerëzit e punës dhe të biznesit të ligjshëm. Nuk do të kemi asnjë tolerancë ndaj abuzimit me postet publike dhe ndaj korrupsionit”, ka thënë Veseli para të pranishmëve në Konventën e PDK-së.


Kadri Veseli, ka thënë se qytetarët janë lodhur nga politika, por duhet të vazhdojnë të merren me politikë. Dhe për këtë, ai ka thënë se ka arsye të forta.

“Dua të ju drejtohem qytetarëve që thonë se janë lodhur nga politika, disa prej të cilëve mund të jenë edhe në këtë sallë. Unë ju kuptoj shumë mirë juve! Nuk ke sesi të mos lodhesh nga një politikë që mbështetet tek përbaltjet dhe gjuha e urrejtjes mes nesh, tek debati shterp, tek mbajtja peng e vendit prej agjendave të padobishme të hakmarrjes. Kjo nuk i duhet Kosovës! Ky është një qark vicioz, që garanton vetëm varfëri, papunësi, izolim dhe prapambetje. Ne duhet të dalim prej tij, nëpërmjet një politike vizionare. Një nga mendimtarët më të mëdhenj, Edmund Bërk, ka thënë: Krejt çka duhet për të triumfuar e keqja është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë. E pra ju njerëzit e mirë të Kosovës, mos hiqni dorë nga politika. Mos e lini politikën në duart e njerëzve jo të mirë. Mos hiqni dorë nga ëndrra juaj për të ardhmen. Mos ju dorëzoni dëshpërimit, mos u largoni nga atdheu”, ka thënë Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori