LAJMI I FUNDIT:

Veseli merr rolin e kryeministrit, kritikohet nga LDK-ja

Veseli merr rolin e kryeministrit, kritikohet nga LDK-ja

Përzierja e kryeparlamentarit Kadri Veseli në punët e Qeverisë së Kosovës ka ngritur “gjakrat” e partnerit të koalicionit në ekzekutiv, LDK-së, të cilët thonë se i pari i Kuvendit nuk ka asnjë bazë ligjore të japë beneficione nga buxheti i shtetit.

Ditë më parë Veseli u premtoi nga 100 mijë euro shpërblim për secilin futbollist të Përfaqësueses së Kosovës, në rast të suksesit të tyre në kualifikimet për “Botërorin e Rusisë”. Ai po ashtu nënshkroi edhe një memorandum mirëkuptimi me përfaqësuesin e kompanisë “Stone Alliance” nga SHBA-ja, me ç’rast u tha se miliona euro do të investohen në Kosovë, shkruan “Zëri”.

“Si kryetar partie ai nuk mund ta bëjë një gjë të tillë veç nëse zotëri Veseli ka menduar t’i japë paratë e veta. Ndoshta ka buxhet personal, por si kryetar i Kuvendit nuk ka një linjë buxhetore përmes së cilës mund ta bëjë transferin e këtyre mjeteve, që mund të shkojë në 2-3 milionë euro”, ka deklaruar për “Zërin” deputeti i LDK-së, Arben Gashi.


Por me Gashin nuk pajtohet deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra. Kjo e fundit ka deklaruar për gazetën “Zëri” se kryeparlamentari Veseli nuk është inkuadruar fare në çështje të Qeverisë, porse, sipas saj, ai është lideri i partisë më të madhe në Kosovë. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori