Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në një takim kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Veseli dhe Markoviq theksuan se Kosova dhe Mali i Zi janë shtete mike, që kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë njëra-tjetrën në integrimet eurotalantike.
“Në këtë drejtim të dytë theksuan gatishmërinë për të zgjidhur me dialog çdo çështje mes palëve, përfshirë edhe demarkacionin. Veseli theksoi nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës dhe që të dy vendet, Kosova dhe Mali i Zi, përveç në integrimet euro-atlantike, të punojnë ngushtë në forcimin e raporteve ekonomike”, thuhet në njoftimin për media.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se komuniteti shqiptar në Mal të Zi dhe ai malazez në Kosovë, shërbejnë si ura të forta për avancimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve.
Veseli i konsideroi pozitive dhe të rëndësishme vendimet e shtetit malazez për themelimin e Komunës më shumicë shqiptare të Tuzit dhe miratimin e vendimit i cili parasheh zyrtarizmin e gjuhës shqipe në komunat në të cilat shqiptarët përbëjnë mbi pesë për qind të popullsisë.
Veseli po ashtu theksoi rëndësinë e realizimit sa më të shpejtë të rrugës Deçan-Plavë, e cila, siç tha ai, do të lehtësonte ndjeshëm qarkullimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit, por do të kishte efekte pozitive edhe në shkëmbimet tregtare midis dy shteteve.
Kreu i Kuvendit të Kosovës theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për t’i dhënë komunitetit malazez në Kosovë hapësirën e nevojshme kushtetuese, duke i hapur rrugë kështu integrimit më të madh të tij në institucione.
Kryeministri i Malit të Zi vlerësoi raportet në mes të dy vendeve si shumë miqësore, duke shprehur përkushtimin e Malit të Zi që të ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimeve euro-atlantike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës