Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli është kthyer mbrëmë në Kosovë, kurse mëngjesin e së shtunës ai është parë në takim me disa prej zyrtarëve të PDK-së nga dega e Prishtinës.
Veseli ka treguar se as nuk ka qenë dje në Hagë e as nuk ka ftesë t’i përgjigjet kësaj gjykate.
“Nuk kam pasur ftesë për Hagë. Si do që të jetë, ne do t’i kryejmë obligimet tona, ato të cilat i kemi, të cilat janë fokus i qytetarëve të vendit tonë. Nuk do të zhvendosemi nga prioritetet të cilat i kemi dhe do të jemi dinjitoz. Thërras të gjithë, mediat, qytetarët që bashkërisht të fokusohemi në pjesën që është më qenësore, prioritetet e qytetarëve, interesi shtetëror, e vërteta e Kosovës për faktin se kështu mund të ecim përpara”, ka thënë Veseli.
Ndërsa ka shpjeguar se ku ishte dje pasdite.
“Isha në Lubjanë. Në fakt kam udhëtuar me zëvendëskryeministrin dhe kolegun tim, zotin Enver Hoxhaj, i cili pastaj ka vazhduar drejt Frankfurtit për një takim zyrtar. Kam qenë i befasuar edhe vetë. Në momentin kur kam arritur në Lubjanë jam befasuar edhe vetë. Ky është pluralizëm medial, dhe e përsëris se ne nuk duhet ta ndërrojmë fokusin nga prioritetet që i kemi, pavarësisht ndonjë interesi apo motivimi cilido që të jetë. Thërras të gjithë qytetarët e vendit tim që të fokusohen në prioritetet që i ka Kosova: Drejt OKB-së, në procesin historik të marrëveshjes me Serbinë, Kosova drejt të vërtetës. Do të jetë e obligueshme të dihet ajo çfarë ka ndodhur në Kosovë. Ka ndodhur një gjenocid serb në Kosovë, kanë ndodhur 186 masakra dhe njerëzit nuk duhet të mendojnë se ne do ta harrojmë të kaluarën, por nuk do të mendojmë për revansh, nuk do të mendojmë për konflikt, të mendojmë për paqe, për drejtësi”, ka deklaruar Veseli për RTV21.
Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale të cilën e ka votuar shteti i Kosovës.
“Ne e kemi krijuar në institucionin që unë e drejtoj, Gjykatën Speciale. Ka qenë një vendim i dhembshëm për të cilin u kam bërë thirrje edhe gjithë bashkëluftëtarëve. Ne duhet t’i përgjigjemi edhe kësaj sfide. Kjo është sfidë për Kosovën. Në qoftë se dikush mendon se unë kam marrë vendim se e kam menduar interesin tim personal, ky është gabimi më i madh. Duhet ta dijë secili: Unë mendoj dhe veproj vetëm për interesin e kombit dhe shtetit tim. Edhe kjo është ajo që do të më mbajë deri në fund. Nuk ka çmim, nuk ka sakrificë që mund të më gjunjëzojë në rrugëtimin tim në interes të kombit dhe shtetit tim. Kosova duhet të ecë përpara. Kjo është pjesa kryesore dhe Kosova do ta fitoj të drejtën e vet”, ka deklaruar Veseli.
Por, si ndodhi që pikërisht në ditën që Veseli propozoi formimin e një Tribunali Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë, të raportohet se ai është nisur për në Hagë?
“Nuk dua as të spekuloj. Unë kam ndërmarrë disa iniciativa të cilat kanë të bëjnë me një Tribunal Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë. Natyrisht se Serbia nuk është e gëzuar nga kjo. Kijeni parasysh, nuk është kjo iniciativë e cila është shumë e lehtë dhe e përballueshme me Serbinë por ne do t’i shkojmë deri në fund. Kriminelët do të përgjigjen. Ata nuk kanë qenë të zot të ballafaqohen me mua. Unë kam qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe në UÇK, të jem shumë i drejtpërdrejt. Për arsye se nuk kanë mundur t’i përballojnë armët tona edhe të aleatëve tanë të NATO-s, atëherë ata kanë bërë masakra ndaj bashkëqytetarëve tanë. Do të përgjigjen të gjithë. Kemi me i ndjekë derisa të jenë gjallë. Ky është mesazhi im për ta. Nuk ka asnjë hakmarrje e asnjë revansh, por asnjë zmbrapsje në këtë rrugëtim. Do të ecim përpara për aq sa, nëse ka diçka urdhëroni, jemi këtu. Do të përgjigjemi para Zotit edhe para Kombit tonë dhe para çdo drejtësie për luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftën e shenjt të popullit tonë mbrojtëse për lirinë”, ka pohuar Veseli në një intervistë për RTV21.
Dje disa media kishin raportuar se kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kishte shkuar në Hagë për intervistim nga Gjykata Speciale, këtë menjëherë e kishte mohuar Veseli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari në gjyqin kundër Slavisha Filiq: Rrëmbimi i dr. Hafir Shalës ishte i planifikuar

Mickoski: Nuk mund të flasim në RMV për intelegjencë artificiale kur ende nuk ka kushte bazike, kredia hungareze është nevojë për komunat

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?