LAJMI I FUNDIT:

Veseli kujton Hasan Prishtinën: Politikan idealist dhe i pakorruptuar

Veseli kujton Hasan Prishtinën: Politikan idealist dhe i pakorruptuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar Hasan Prishtinën në 86 vjetorin e vdekjes së tij.

Veseli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Hasan Prishtina ishte njëri ndër ideologët kryesorë të pavarësimit dhe bashkimit kombëtar si dhe të çlirimit të Kosovës.


“Prandaj ai është një model për t’u marrë shembull në kohët e sotshme si politikan idealist dhe i pakorruptuar”, ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë:

86 vjet më parë u vra Hasan Prishtina, njëri ndër ideologët kryesorë të pavarësimit dhe bashkimit kombëtar si dhe të çlirimit të Kosovës. Nuk ka etapë të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare ku ai nuk ka qenë protagonist. E nis karrierën politike si i pasur dhe e ngrysi jetën në kushte modeste, sepse nuk kurseu asgjë për kauzën kombëtare. Me fonde të tij personale bleu armë për kryengritjen e vitit 1912, për të çuar të rinjtë kosovarë në shkollën Normale të Elbasanit e për të financuar shumë veprimtari të tjera patriotike. Prandaj ai është një model për t’u marrë shembull në kohët e sotshme si politikan idealist dhe i pakorruptuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori