Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka paralajmëruar sot hapat konkret për formimin e një Gjykate Ndërkombëtare e cila do të ndëshkojë krimet e Serbisë në Kosovë.
Në një konferencë për media, kryeparlamentari Veseli tha se tashmë ka nisur konsultat dhe procedurat të cilat shumë shpejt do të rezultojnë me hapa konkret drejt formimit të GJykatës Ndërkombëtare për krimet dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë.
“Unë kam marrë iniciativën për të filluar procesin i cili do të rezultojë me krijimin e një Gjykata Ndërkombëtare për masakrat e kryera nga Serbia në Kosovës në vitet 1998-1999. Kjo gjykatë është e mundur dhe e domosdoshme dhe do të ndodhë. Shteti i Kosovës ka për obligim që të marrë të gjitha veprimet, për ta bërë atë të pashmangshme. Rruga e pajtimit historik dhe e paqes së përhershme në mes Kosovës dhe Serbisë kalon vetëm përmes drejtësisë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Ai ka thënë se 186 masakra të kryera nga Serbia në Kosovë kërkojnë drejtësi dhe heshtja ndaj dëshmive dhe dëshmitarëve është falje e heshtur për kriminelët. Ai tha se kjo nuk guxon të ndodhë dhe nuk do të lejohet të ndodhë, ndërsa porositi të gjithë kriminelët serbë që fshihen në Serbi se do të zihen e do të gjykohen për krimet që kanë kryer në Kosovë.
“Mesazhi për të gjithë kriminelët në Serbi është i qartë. Kemi me ju zënë të gjithëve. Do të përgjigjeni për atë që ju keni bërë njerëzve tanë në Kosovë, që nga fëmijët deri tek pleqtë të cilët kanë qenë të pafajshëm, e ju nuk keni qenë të zot me u ballafaqu me ne – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha Veseli.
Kryetari i Kuvendit tha se institucionet e Republikës së Kosovës e kanë obligim të mbrojnë jo vetëm lirinë, shtetin dhe jetën e qytetarëve, por edhe të vërtetën e luftës sonë çlirimtare.
“Krimet dhe masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë janë të përmasave të gjenocidit. Ne kemi besuar se drejtësia ndërkombëtare do ta thotë fjalën e saj në dënimin e këtyre krimeve. Fatkeqësisht kanë kaluar dy dekada dhe pak ose aspak nuk është bërë në këtë drejtim. Tribunali i Hagës i ka lënë në gjysmë proceset gjyqësore kundër krerëve të regjimit të Milosheviqit. Për aq sa edhe drejtësia ndërkombëtare në Kosovë nuk e ka kryer punën e saj. Ndërkaq, Serbia është munduar ta mbyllë këtë punë duke organizuar gjykime të rrejshme të oficerëve të saj që kanë marrë pjesë në masakrat e kryera në Kosovë. Kjo është e papranueshme”, tha Veseli.
Ai shtoi se ndonëse Serbia u largua nga Kosova në vitin 1999, përpjekjet e saj sistematike për ta penguar shtetndërtimin dhe të ardhmen e Kosovës, kanë vazhduar dhe ende vazhdojnë.
Këto përpjekje, shtoi Veseli, janë përpjekje për të ndryshuar edhe të vërtetën mbi të kaluarën e Kosovës, të vërtetën mbi gjenocidin e ushtruar nga shteti serb. Ai tha se nuk mund të ketë një pajtim pa sjelljen në vend të drejtësisë për krimet e luftës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës