Bashkëpunimi për shkëmbimin e studentëve për studime në ShBA do të vazhdojë edhe më tej, ngase dija amerikane është më e mira më botë.
Kështu tha sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës në “World Learning”, programin që u mundëson të rinjve nga e gjithë bota të studiojnë në ShBA përmes bursave.
Pas takimit me drejtuesit e këtij institucioni, kryetari i Kuvendit tha se në kuadër të këtij projekti, 300 studentë janë përgatitur në ShBA dhe janë kthyer në Kosovë, 99 për qind prej të cilëve punojnë.
“Treqind studentë të përgatitur në ShBA janë aseti më i mirë i Kosovës për transformimin ekonomik për rrugëtimin e vet euro-atlantik”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke bërë të ditur se ky program do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Ne jemi evropianë, perëndimorë por ShBA-të janë miqtë më të mirë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe dija amerikane është më e mira në botë”, shtoi Veseli.
Ndërsa, Carl Hammerdorfer, drejtor i Programit për Lidership dhe Transformues për Bursa dhe Partneritetet në Kosovë, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mbështetjen dhe bashkëpunimin që kanë pasur.
“Ne jemi shumë krenarë me 300 studentët kosovarë që kanë studiuar në ShBA, me shumë dinamikë. 99 për qind e tyre janë kthyer tani. Ata po bëhen liderë shumë të mirë në Kosovë. Jam shumë krenarë me këta të rinj dhe shumë i lumtur për bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës dhe me njerëz shumë të mirë nga atje”, tha Hammerdorfer. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë