Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova do të hyjë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me kufijtë e saj të pavarësisë.
Veseli duke folur rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe mundësisë së ndarjes së Kosovës ka thënë se situata e krijuar ka ardhur si pasojë e mungesës së veprimit institucional, që prodhon konsensus e vendimmarrje shtetërore.
“Vendimet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës janë të qarta. Në asnjë rrethanë, ndarja e Kosovës nuk do të jetë temë e Dialogut. Kosova do të shkojë në Dialog, në mënyrë që finalja e tij ta prodhojë një marrëveshje ndërkombëtarisht obligative – e cila sjell njohjen e Kosovës, ulësen në OKB dhe përshpejtimin e rrugës së integrimeve euro-atlantike. Kjo është agjendë e jona e përbashkët, me SHBA-në dhe BE-në. Nuk do të ketë ndarje të Kosovës. As nuk do të diskutohet kjo çështje”, ka thënë Veseli në një shkrim autorial të botuar në Koha Ditore.
Sipas kreut të Kuvendit, ndarja e Kosovës është një nga pretendimet e vjetra të Serbisë, të cilat kanë marrë fund një herë e përgjithmonë në vitin 1999.
“Kosova nuk ka asgjë për të dhënë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe integriteti territorial i saj është i pacenueshëm. Kosova do të hyj në OKB, NATO dhe BE me kufijtë e saj të pavarësisë”, ka thënë ai.
Lideri i PDK-së po ashtu ka thënë se debati publik i ditëve të fundit për dialogun e Kosovës me Serbinë, ka dalë jashtë kornizave të një debati që i ndihmon publikut, institucioneve dhe avancimit të proceseve të shtetit dhe me mënyrën se si ato po trajtohen, sipas Veselit kanë krijuar një klimë të panevojshme tensioni, frike e pasigurie tek qytetarët.
“Në të njëjtën kohë, Serbia, e interesuar në vazhdimësi për jostablitet në Kosovë, me propagandën e saj politiko-mediale, duke përdorur teknikat e reja të fake news, vazhdon t’i kontribuoj kësaj klime dhe tendencave për të prodhuar tensione. Efekti i synuar, gjithmonë i njëjtë: Të krijohet perceptimi ndërkombëtar për Kosovën si një vend jostabil e problematik, që nga ditë në ditë pritet të shpërthej dhe shpërbëhet! Kur ndalesh e lexon opinionet plot alarm, që hidhen nëpër portale e media tjera sociale, të krijohet përshtypja se jemi në prag të një kataklizme globale, epiqendra e të cilës ndodhet në Kosovë”, ka shkruar Veseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë