LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kosova kurrë nuk do ta harrojë 24 marsin e vitit 1999

Veseli: Kosova kurrë nuk do ta harrojë 24 marsin e vitit 1999

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Kosova kurrë nuk do ta harrojë 24 marsin e vitit 1999, kur bota u bë bashkë për t’i dhënë fund gjenocidit serb ndaj shqiptarëve.

Këto komente Veseli i bëri përmes një postimi në Facebook me rastin e 18 vjetorit të bombardimeve të NATO-s.


Postimi i plotë:

Kosova nuk do ta harrojë kurrë 24 marsin e vitit 1999, kur bota u bë bashkë për t’i dhënë fund gjenocidit serb ndaj shqiptarëve. Lufta heroike e UÇK-së dhe sulmet ajrore të aleatëve ndërkombëtarë, në këtë ditë historike, po na çonin drejt lirisë. Faleminderit secilit ushtar të NATO-s dhe secilit qytetar të Kosovës për sakrificën dhe kontributin e madh për këtë vend./Telegrafi/