LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Komuniteti egjiptian ka dhënë kontribut të çmuar në ndërtimin e bashkëjetesës ndëretnike

Veseli: Komuniteti egjiptian ka dhënë kontribut të çmuar në ndërtimin e bashkëjetesës ndëretnike

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur sot qytetarë të komunitetit egjiptian, në kuadër të shënimit të Javës egjiptiane në Kosovë.

Veseli tha se Kosova është shtet ku të gjithë qytetarët, pavarësisht dallimeve që kanë, qofshin ato etnike, apo religjioze, ndihen të lirë dhe të barabartë.

Ai tha se në shtetin e Kosovës çdo komunitet ka mundësinë të përfaqësohet në institucionet më të larta, pra edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Komuniteti egjiptian ka dhënë kontribut të çmuar në ndërtimin e bashkëjetesës ndëretnike, e cila i bën nder sot vendit tonë në botë. Është fakt se si çdo komunitet tjetër edhe egjiptianët e Kosovës ballafaqohen sot me sfida e probleme, të ngjashme me ato të krejt qytetarëve të Kosovës”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai shtoi se ka rëndësi vendimtare fakti se në Kosovë ekziston një bazë e shëndoshë kushtetuese dhe ligjore për t’i mundësuar secilit qytetar, të çdo komuniteti, që të dëgjohet zëri i tij dhe njëkohësisht të jetë pjesë e zhvillimit të gjithëmbarshëm të vendit.

“Unë ju uroj festën, duke shprehur gatishmërinë time të plotë për të qenë me ju në sfidat që keni përpara”, tha Veseli, në adresimin e tij para qytetarëve të komunitetit egjiptian.

Në vazhdim, fjalën e mori kryesuesi i delegacionit nga Egjipti, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të shënimit të Javës egjiptiane, Zahi Hawass, i cili foli për rolin e femrës në politikëbërje dhe udhëheqje, ndërsa u angazhua për forcimin e lidhjeve midis Kosovës dhe Egjiptit.

Deputeti Veton Berisha, ndërkaq, theksoi se komuniteti egjiptian në Kosovë ka qenë në anën e shtetbërjes dhe të shtetndërtimit, ndërsa shtoi se Kosova është modeli më i mirë i mundshëm i trajtimit dhe përfaqësimit të komuniteteve pakicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori