LAJMI I FUNDIT:

Veseli i jep mbështetje Habib Tahirit, kandidatit shqiptar për eurodeputet

Veseli i jep mbështetje Habib Tahirit, kandidatit shqiptar për eurodeputet

Habib Tahiri, është kandidat për eurodeputet në Parlamentin Evropian nga Partia HNS në Kroaci, si kandidat i pavarur i komunitetit shqiptar në Kroaci.

Ai ka lindur në Mitrovicë ndërsa jeton në qytetin Novska që nga viti 1991. Habib Tahiri, me profesion është teknik i lartë medicional.


Punon në Institutin e Emergjencës në qytet.

Ai është Kryetar i Këshillit të pakicave kombëtare në prefekturën Sisak – Mosllavinë që nga viti 2007. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Habib Tahiri është pritur sot në takim nga kryeparlamentari Kadri Veseli i cili i dha përkrahje për angazhimin në zgjedhjet parlamentare evropiane.

Me këtë rast, Veseli ka ftuar të gjithë shqiptarët në diasporë që ti mbështesin kandidatët shqiptarë për eurodeputet.

Tahiri në një prononcim për KosovaPress-in tha se është i privilegjuar për mbështetjen që mori nga kryetari i Kuvendit të Kosovës.

“E pata një takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin e mora mbështetjen e tij. Kjo është një kënaqësi e imja e madhe se mbështetja e tij ka domethënie të madhe për mua, besoj për të gjithë shqiptarët sepse ai ka dhënë kontributin e madh për formimin e shtetin e Kosovës. Mbështetja e tij është një privilegj për mua”, tha Tahiri.

Tahiri tha se po qëndron në Kosovë për t’u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Kroaci që ta mbështesin kandidaturën e tij duke u zotuar se do të mbështesë interesat e kombit tonë në Parlamentin Evropian.

Ai tha se është kandidat në listën e HNS-së me numër 11.

‘Jam kandidat në listën e HNS me numër 11 jam në vendin e 7-të dhe I ftoj të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kroaci që të më mbështetin për ti mbrojtur interesat e kombit tonë si në Kroaci gjithashtu edhe në Parlamentin Evropian”, tha ai.

Kujtojmë se në Kroaci jetojnë rreth 20 mijë shqiptarë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori