LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Hafir Shala, mjeku i plagëve të para të luftëtarëve të UÇK-së

Veseli: Hafir Shala, mjeku i plagëve të para të luftëtarëve të UÇK-së

Në 20-vjetorin e rrëmbimit nga forcat serbe të doktorit Hafir Shala, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka cilësuar atë intelektual me diapazon të gjerë të dijes e përgatitjes profesionale, humanist të jashtëzakonshëm dhe personalitet të shquar të Drenicës.

Në një akademi të organizuar sot për nder të doktor Hafir Shalës, Veseli tha ndonëse kanë kaluar dy dekada, shteti serb ende nuk ka dhënë llogari për fatin e tij.


Kryeparlamentari Veseli tha se doktor Hafiri ishte mjeku i plagëve të para të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zhdukja e tij që në ditët e para të luftës ishte pjesë e luftës speciale të Serbisë, nëpërmjet të cilës ajo synonte të frikësonte kolegët e doktor Hafirit që të qëndrojnë larg frontit të luftës, por ky synim i errët nuk u realizua.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës e kishte nisur luftën për ta çliruar përfundimisht Kosovën. Radhët e saj brenda një kohe të shkurtër u dhjetëfishuan. Dhjetëra mjekë iu përgjigjen thirrjes së lirisë, duke ndjekur shembullin dhe guximin e doktor Hafirit. Sakrificat ishin të mëdha, por ne ja dolëm: Kosova fitoi lirinë dhe Serbia u dëbua përgjithmonë nga Kosova. Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran, falë sakrificës mbinjerëzore të njerëzve tanë, në mesin e të cilëve ishte edhe doktor Hafir Shala”, tha Veseli.

Ai shtoi se mirënjohja e thellë për mundin dhe gjakun e derdhur për liri do të ekzistojë përherë dhe se asnjëherë nuk do të pushohet së kërkuari drejtësi për krimet e kryera nga ushtria gjenocidale e Serbisë mbi popullatën shqiptare gjatë luftës.

“Janë mijëra qytetarë tanë për fatin e të cilëve Serbia duhet të flas, të tregojë të vërtetën për zhdukjen e tyre dhe të japë llogari. Në mesin e tyre edhe për doktor Hafir Shalën. E vërteta dhe drejtësia kurrë nuk vjetrohen”, tha Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori