Kryetari i Kuvendit të Kosovës, thotë se ata që e dëmtojnë shtetin e kanë vendin në burg, pasi sipas tij, drejtësia do të flas për të gjithë. Ai thotë se prokurorët dhe gjyqtarët në vend e kanë pavarësinë më të madhe të mundshme, veçse duhet të kenë guxim më të madh dhe të marrin përgjegjësi.
Kadri Veseli flet për KosovaPress, ku ndër të tjera përgjigjet edhe për aferën e spitalit privat, ku është përmendur edhe emri i tij për fajde.
Sipas tij, do të merret vendim i drejtë dhe matrapazët, siç i quan ai, e kanë vendin në burg.
“Nuk ka qare pa u marrë vendim (i drejtë) matrapazët dhe njerëzit të cilët e dëmtojnë shtetin e kanë vendin vetëm në burg. Dhe askush nuk mund, pavarësisht çdo veprimi, askush nuk mund të më ndalë në këtë rrugë, kjo është e pashmangshme”, thotë ai.
Sipas Veselit, një prej vlerave më të mëdha që ka Kosova është në pavarësinë që kanë prokurorët dhe gjyqtarët.
Ai thotë se kushtet u janë krijuar dhe i kanë më të mirat në Ballkan, veçse u duhet guxim dhe të marrin përgjegjësi.
“Politika gjithmonë, në çdo vend të botës institucion që të ketë një influencë, por dua të them që Kosova nuk bën përjashtim, kjo është minimale dhe duhet të minimalizohet edhe më shumë, por procedurat duhet të respektohen, lëndët nuk guxojnë të shkojnë në përmbarim se është e papërgjegjshme. Gjyqtarët dhe prokurorët të cilët qëndrojnë prapa tyre duhet të marrin përgjegjësi”, thotë ai.
Sipas tij, Këshilli Gjyqësor e Prokurorial duhet t’i evidentojë saktësisht këto.
Veseli thotë se ka lëndë që parashtrohen në mënyrë të qëllimshme, duke kontribuar kështu në fshehje të krimit.
“Është e vërtetë që ka lëndë që parashkruhen në mënyrë të qëllimshme, dhe kjo është e dhimbshme, të cilat fshihen, të cilat janë fshehje e krimit. Janë përmendur shumë prej tyre, ka të tjera që nuk janë përmendur, përfshirë edhe këtë rastin e fundit në të cilin është tentuar të manipulohej, rastin e spitalit, aferës së spitalit, një skemë e mashtrimit, mashtrim mbi mashtrim, fajde mbi fajde, manipulim dhe në fund tentativë për njollosje dhe manipulim të opinionit publik, nuk shiten këto, çdo kush nga kjo botë do të del ashtu siç është”, thotë ai.
Javë më parë u publikua një video ku disa persona shihen të mirren me fajde, dhe thirren në emrin e Kadri Veselit.
Pas kësaj, Veseli përmes një konference për media kishte deklaruar se është i gatshëm të jap dorëheqje nëse del diçka e vërtetë për të nga rasti i publikuar.
Gjithashtu, ai ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për siç ka thënë ai, keqpërdorim të emrit të tij nga një grup kriminal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?