Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka propozuar që të ulen të gjitha grupet parlamentare dhe të hartojnë një rezolutë të përbashkët.
Ai ka ftuar të gjitha partitë politike edhe njëherë që të dalin me qëndrime të përbashkëta, dhe të mos e fyejnë njëri tjetrin.
“Ne këtë punë mund ta përfundojmë shumë shpejt për arsye se krejt ato diskutime çka u biseduan janë çështje për të cilat mund të ulemi bashkërisht edhe të bëhet një rezolutë dhe platformë e përbashkët. Nëse vërtetë po mendojmë për sovranitetin, integritetin e Republikës së Kosovës, nëse vërtet po mendojmë që si do të jetë e ardhmja e shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Unë sot e pash një progres të jashtëzakonshëm edhe nga Lëvizja Vetëvendosje për besë është lëkundje shkundje. Ejani të dalim me qëndrime bashkërisht mos të maltretojmë njëri tjetrin, mos ta fyejmë njëri tjetrin kemi me shkua në debat por frikësohemi katërçipërisht vetëm kemi zhgënjyer qytetarët më shumë“, ka thënë ai.
Sipas tij, sot shteti i Kosovës e ka vetëm një kundërshtare e ajo është Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq.
Kryeparlamentari partive opozitare ua dha fjalën se çdo gjë që e parasheh Kushtetuta dhe që është në interes të shtetit do e përfshijnë në rezolutë, ndërsa sipas tij do jetë e papranueshme me e shkatërru shtetin për ego individuale.
“Nëse dëshironi bëhemi bashkë, për besë po mendojmë seriozisht nuk po mendojmë me e lu lojën politike në këtë aspekt po mendojmë si dëshironi ulemi çdo gjë çka e parasheh Kushtetuta, çka mendoni se është në interes të shtetit të Republikës së Kosovës po ua jap fjalën se kemi me votua, ama me shkua me shkatërruar një shtet vetëm për hir të egove në kuptimin edhe me u marr me individë për besë, kjo është e papranueshme”, ka shtuar Veseli.
Ai tha se sot më me dëshirë do mbante seancë për liberalizimin e vizave pasi siç konsideron ai nuk është e drejtë që qytetarët e Kosovës të mbahen të izoluar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit