LAJMI I FUNDIT:

​Veseli: Festa e Pashkëve le të na nxis që të tregohemi më rigoroz ndaj pandemisë

​Veseli: Festa e Pashkëve le të na nxis që të tregohemi më rigoroz ndaj pandemisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve krishterë, duke thënë se kjo ditë e bekuar këtë vit e ka gjetur Kosovën në luftë me coronavirusin, prandaj kjo festë le të na nxis që të tregohemi më rigoroz me zbatimin e këshillave që pengojnë përhapjen e pandemisë.

Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se harmonia e toleranca fetare janë në themel të kombit tonë, prandaj këtë ditë e festojmë bashkë.


Postimi i plote i Veselit:

“Sot dëshiroj të uroj përzemërsisht te gjithë besimtarët e krishterë, Gezuar Pashkët! Harmonia e toleranca fetare janë në themel të kombit tonë, prandaj këtë ditë e festojmë bashkë. Pashkët simbolizojnë rimëkëmbjen, ringjalljen, ngadhënjimin e të mirës ndaj të keqes, mesazhe shprese këto që na nevojiten më së shumti në këtë periudhe.

Dita e bekuar e Pashkëve këtë vit e ka gjetur Kosovën në luftë me koronavirusin, prandaj kjo festë le të na nxisi që të tregohemi më rigoroz me zbatimin e këshillave që pengojnë përhapjen e pandemisë. Le të tregojmë më shumē kujdes për veten por edhe për të tjerët, sidomos për të moshuarit që janë më të rrezikuarit.

E kuptoj mirë që, siç e do tradita, këtë ditë doni kremtoni bashkë me sa më shumë familjare e miq, por ju lutem bëni kujdes. Më mirë të mbani distancë sociale e të ndjeni mungesën e të afërmve sot që të mund të festojmë më bukur, të gjithë, pa mungesë të kërrkujt, mot.

Urime më të mira pra, për secilin prej jush, duke dëshiruar që kjo festë të sjelli në familjeve tuaja sa më shumë paqe, dashuri, mirësi dhe shëndet!”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori