LAJMI I FUNDIT:

Veseli bashkëbisedon me vreshtarët dhe verëtarët në Rahovec

Veseli bashkëbisedon me vreshtarët dhe verëtarët në Rahovec

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Rahovec, për të dëgjuar nga afër sfidat dhe idetë për rritjen e industrisë së vreshtarisë.

Gjatë bashkëbisedimit në Shoqatën e Vreshtarëve, e cila ka rreth 4,700 anëtarë, ndërsa kanë kërkuan më shumë mbështetje për të rritur kapacitetet e prodhimit të rrushit.


Isuf Gashi, vreshtar nga Rahoveci, tha se Qeveria duhet t’i shpërndajë mjetet e subvencioneve para se të bëhet prodhimi, e jo me vonesë.

“Subvencionet duhet të jepen më së largu në fillim të qershorit, për ta mbrojtur prodhimin”, ka thënë Gashi.

Vllaznim Canziba, vreshtar nga Rahoveci, tha se gjendja në sektorin e vreshtarisë duhet të përmirësohet.

“Unë kam shpresë se ju do të ndryshoni këtë gjendje”, tha Canziba.

Pasi dëgjoi fermerët për idetë e tyre për fuqizimin e vreshtarisë në Kosovë, Veseli tha se “nuk guxojmë dhe nuk do të lejojmë që Rahovec si kryeqytet i bujqësisë në Republikën e Kosovës me u ndal”.

“Po ua jep fjalën se do ta keni përkrahjen e plotë”, tha ai.

Pas takimit me vreshtarët, Veseli ka takuar anëtarët e shoqatës së verëtarëve të Kosovës “Enologjia”, të cilët i ka dëgjuar për idetë për rritjen e prodhimit, për rritjen e cilësisë si dhe për rritjen e eksportit të verërave kosovare. /Telegrafi/