Vesa Smolica e ka lansuar videon më të re muzikore të këngës që mban titullin "Tjetra".

Vet këngëtarja e ka shkruar tekstin e kësaj kënge dhe është kujdesur edhe për melodinë.


Klevi Vallja dhe K-Master e kanë bërë 'beat-in', ndërsa projekti është prodhim i Kushtrim (K-Master) Berishës nga PINT Studios.

Produksioni Pinkmoon është angazhuar për xhirimin e videos muzikore të kësaj kënge.

"Qielli i 7" është një prej projekteve më të fundit muzikore, të cilin Vesa e ka lansuar në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/