LAJMI I FUNDIT:

Versioni Mango më i popullarizuar i pulovrit të dizajnuar të sezonit (Foto)

Versioni Mango më i popullarizuar i pulovrit të dizajnuar të sezonit (Foto)

Para disa muajsh, në Instagram kemi parë trikon e cila sikur ishte vepër e duarve të gjysheve tona dhe e cila së paku shkurtimisht na ka kthyer në fëmijëri.

Prijatari i trendëve të pulovrave “nga kërrabëzat e gjysheve” ishte Ganni danez, modelet e të cilit janë bërë mani e vërtetë, transmeton Telegrafi.


Ganni i adhuruar skandinaveve u ka ofruar disa stile të ndryshme, mirëpo bindshëm më i popullarizuar ishte xhemperi i leshtë Faucher.

Pulovri Faucher, është punë dore dhe për secilin ekzemplar janë nevojitur tri ditë.

Duke pasur parasysh popullaritetin e vestës Faucher, por edhe të pulovrave të tjerë të Gannit, ishte çështje kohe kur me to do të inspirohet edhe skena ‘highstreet’.

Mango në koleksionin e vet për sezonin e ri kohë më parë ka ofruar interpretimin vetjak, dhe mu në ngjyrën në të cilën pulovri Faucher është më i popullarizuari, mirëpo ka bërë që të përshkruhet si version diç më i zbehet i ngjyrës së trëndafiltë.

/Telegrafi/