LAJMI I FUNDIT:

Versioni hibrid i BMW 3 Series, mund të kalojë rrugë të gjatë me vetëm një mbushje (Foto)

Versioni hibrid i BMW 3 Series, mund të kalojë rrugë të gjatë me vetëm një mbushje (Foto)

Ky hibrid lansohet gjatë vitit që vjen, ndërsa pritet që menjëherë edhe të del në shitje

BMË tashmë e ka prezantuar modelin 3 Series, por pa kaluar kohë e gjatë, ka bërë të ditur se do ta sjellë edhe versionin hibrid, transmeton Telegrafi.


Veçanti e kësaj makine, është mund të kalojë 60 kilometra, para se të ketë nevojë të aktivizohet motori me ndezje të brendshme. Gjë që është gati dyfishi, i asaj që ofron modeli paraprak.

Në të njëjtën kohë, makina është edhe mjaft e shpejtë pasi shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, mund të arrijë për 5.8 sekonda. Kjo pasi BMW 3 Series mund të lëvizë me 248 kuaj fuqi, ndërsa e ndihmon edhe pesha shumë e lhtë që ka.

Hibridin 3 Series, pritet ta shohim zyrtarisht gjatë verës së vitit që vjen, kur edh pritet të del në shitje, ndërsa ende nuk dihet se sa do të kushtojë. /Telegrafi/