LAJMI I FUNDIT:

​Vërshime të mëdha në Skenderaj, rrëfehen banorët

​Vërshime të mëdha në Skenderaj, rrëfehen banorët

Përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut pati edhe në Klinë të ulët. Vërshimet shkaktuan dëme të konsiderueshme në ekonomitë familjare edhe në këtë fshat të Skënderajt.

Vërshime të tilla nuk i mbajnë mend as të moshuarit e kësaj ane të kenë ndodhur ndonjë herë. Sadri Hajdini ka thënë se ishin në rrezik për jetë nga niveli i madh i ujit që ua pushtoi shtëpinë e tyre të enjten.


Ai ka treguar se ekonomia e tyre familjare ka pësuar dëme të mëdha. Përveç dëmeve në pajsjet shtëpiake, familja Hajdini pësoi edhe në mjetet bujqësore.

“Dëmet janë të mëdha, tash i mbushi 80 vjet por kështu vërshime s’kemi përbetuar asnjë herë. Shumë shpejt erdhi uji, dëmet janë të mëdha. Kati i parë i shtëpisë i tëri në ujë ka qenë. Dëmet janë të mëdha, të gjitha pajisjet shtëpiake kanë qenë të mbuluara. Mbrëmë ka qenë një komision… Megjithatë edhe ne si banorë kemi qenë rrezik, u frikuam pasi që në çdo moment u rritke niveli i ujit. Kati i parë i shtëpisë dhe oborri kanë qenë nën ujë”, theksoi Hajdini.

Skenderaj në ujë, vetura e shtëpi të vërshuara, lëvizje me gomone e evakuim edhe të kafshëve – AME publikon fotografi nga qytetet
Lexo po ashtu Skenderaj në ujë, vetura e shtëpi të vërshuara, lëvizje me gomone e evakuim edhe të kafshëve – AME publikon fotografi nga qytetet

Ndërsa, Halim Haziraj 82 vjeçar tha se nuk e mban në mend të ketë pasur vërshime më të mëdha së dje në Skënderaj.

“82 vjet i kam, këto vërshime sikur dje nuk i mbaj mend. Vërshime ka pasur, veç kështu si dje unë nuk e mbaj mend… 30 orë ka rënë shi pa ndërprerë… Komuna ende nuk ka dal me vlerësime, ka premtuar se do të dalë”, theksoi Haziraj.

Dëme materiale dhe bujqësore pësuan edhe familja e Fazli Hajdini dhe Selim Sylejmanit në Klinë të Ulët./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori