Ndeshja miqësore e basketbollit mes Serbisë dhe Sllovenisë tërhoqi një vëmendje të madhe të publikut.

Spektakli shkaktoi interesim të jashtëzakonshëm pasi po paraqiteshin edhe disa yje të NBA-së, por në shkallët e tribunave u shfaqen personalitete të ndryshme.


Kështu, në ndeshje u shfaq edhe ish-presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili kohët e fundit është në qendër të shumë skandaleve dhe ndalimeve gjyqësore në Bosnje e Hercegovinë.

Kur doli për një pushim të shkurtër në pjesën e parë, ai u vu re nga tifozët në sallë dhe më pas nisi të dëgjohej thirrja “pumpaj”, që është bërë simbol i protestave kundër pushtetit aktual në Serbi.

Më pas, kur u kthye, nga tribunat shpërthyen fishkëllima në adresë tij, raporton nova.rs. Gjithashtu tifozët ofenduan edhe presidentin aktual serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe, Serbia ka shënuar fitore me rezultat 106:72 kundër Sllovenisë. /Telegrafi/