Përkundër numrit të vogël të inspektorëve në Komunën e Prishtinës, ata në 100 ditëshin e parë kanë realizuar aksione në pastrimin e Tokbashqës nga një numër i madh i mbeturinave dhe lodrave të shkatërruara, por edhe pastrimin e hapësirave brenda dhe në hyrjes të QKUK-së, largimin e një numri enorm të frigoriferëve, kiosqeve, si dhe mbylljen e disa deponove inerte ilegale.
Inspektorët kishin edhe disa aksione që ndërlidhen me zhurmën e gastronomëve, aksione këto të cilat pritet të vazhdojnë. Kurse, në ditët në vijim do të nisni aksionet që ndërlidhen kryesisht me lirimin e hapësirave publike të cilat janë të uzurpuara, qoftë nga personat fizik, qoftë nga bizneset e ndryshme.
Drejtori i Inspekcionit, Florian Dushi ka thënë se fillimisht kanë kërkuar nga gastronomet që të respektojnë rregulloren komunale. E për ata që nuk e kanë përfillur këtë kërkesë ka pas shqiptim të gjobave.
“Sa i përket zhurmës, ne fillimisht përmes disa njoftimeve që Drejtoria e Inspekcionit ka shpërndarë nëpër lokale dhe kryesisht në ato të gastronomisë, ka kërkuar nga të njëjtat që të respektojnë rregulloren komunale, që përcakton edhe orarin e muzikës por edhe orarin e punës përgjithësisht. Ndërkohë pas atij njoftimi kemi vazhduar me disa aksione në të cilat, ndonjëherë edhe ka pas gjoba por kërkesë e imja ka qenë që minimalisht, t’iu ikim gjobave, por thjesht të provojmë që këtë çështje që duket të jetë tepër problematike për zonat e caktuara të Prishtinës ta zgjidhim përmes një bashkëbisedimi dhe mirëkuptimit dhe me pronarët e bizneseve”, tha Dushi për KosovaPress.
Ai ka shtuar se numri i inspektorëve është i vogël, por se kanë kërkuar rritje të numrit të tyre me qëllim që të mund t’i përgjigjen të gjitha thirrjeve të qytetarëve.
“Kërkesat janë jashtëzakonisht të mëdha të qytetarëve të Prishtinës. Ne me kapacitetet aktuale po provojmë që t’i përgjigjemi secilës thirrje, kërkesë të qytetarëve, por megjithatë mund t’iu konfirmoj se numri i inspektorëve në Komunën e Prishtinës është tejet i vogël në raport me nevojat, kërkesat e qytetarëve. Edhe për këtë çështje kemi mirëkuptimin e plotë të kryetarit Rama që të rrisim numrin e inspektorëve me qëllimin e vetëm që t’iu dalim, t’iu përgjigjemi pozitivisht secilës thirrje të qytetarëve”, theksoi ai.
Dushi ka përmendur edhe aksionet që ai i ka konsideruar si më të rëndësishmet në tre muajt e parë të punës.
“Brenda këtyre tre muajve që ne e kemi marrë detyrën, aksionet më të rëndësishme do t’i konsideroja: pastrimin e Tokbashqës nga një numër i madh i mbeturinave dhe lodrave të shkatërruara, hapësirave të QKUK-së, hyrjes së QKUK-së, largimit të një numrit enorm të frigoriferëve, të kioskave, aksionet që ndërlidhen me zhurmën, mbylljen e disa deponove inerte ilegale”, vijoi Dushi.
Sipas tij, disa nga këto aksione do të jenë të vazhdueshme, ndërsa ka përmendur edhe aksionet që do t’i zhvillojnë së shpejti.
“Disa nga këto aksione si i zhurmës do të jenë aksione të vazhdueshme, të cilat do të përsëriten kohë pas kohe. Ndër aksionet më të rëndësishme që priten edhe në ditët në vijim janë aksionet që ndërlidhen kryesisht me lirimin e hapësirave publike të cilat janë të uzurpuara, qoftë nga personat fizik, qoftë nga bizneset e ndryshme”, tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre