LAJMI I FUNDIT:

Vera e kuqe e mirë për shëndetin, por vetëm nëse jeni të sëmurë

Vera e kuqe e mirë për shëndetin, por vetëm nëse jeni të sëmurë

Vera e kuqe përmban përbërësin e quajtur resveratrol i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe shton jetëgjatësinë.

Shitja e resveratrolit të pastër është rritur deri në proporcione të papara, sepse besohet që redukton shkallën e sheqerit dhe yndyrave në gjak dhe po ashtu tensionin e gjakut.


Shumë njerëz e përdorin këtë shtesë për të marrë të gjitha përparësitë e verës së kuqe, por pa konsumimin e sasive të mëdha të alkoolit.

Resveratroli gjendet në lëkurën e rrushit të kuq, ndërsa një gotë verë e kuqe në ditë i atribuohet jetës së gjatë të francezëve, pavarësisht ushqimit të tyre të pasur me yndyra.

Megjithatë, për dallim nga disa hulumtime të mëhershme, ky hulumtim ka treguar që femrat e shëndetshme, të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë, dhe të cilat kanë marrë doza të mëdha të resveratrolit nuk kanë pasur kurrfarë efektesh të mira në shëndetin e tyre, në krahasim me femrat që nuk e kanë përdorur këtë shtesë.

Hulumtuesit nga Universiteti në Washington kanë deklaruar që në verën e kuqe ekziston diçka tjetër që shpjegon pse ata që e pinë kanë rrezik më të vogël nga sëmundjet e zemrës, kanceri, diabeti dhe sëmundjet e tjera të rënda.

Shkencëtarët u kanë dhënë 15 femrave dozën ditore prej 75 miligramësh resveratrol, sasinë e njëjtë që do ta kishin marrë sikur do të pinin tetë litra verë, ndërsa ndjeshmërinë e tyre në insulinë e kanë krahasuar me 14 femra të tjera që kanë marrë placebo.

“Hulumtimet tona kanë treguar që resveratroli nuk ka kurrfarë efektesh të mira metabolike te femrat e shëndetshme të moshës së mesme. Ka shumë mundësi që resveratroli vepron vetëm te njerëzit që janë më anormalë metabolikisht sesa femrat që kanë marrë pjesë në këtë hulumtim”, ka thënë dr. Samuel Klein.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori