LAJMI I FUNDIT:

Veprim politik apo mjerim politik?

Në një shtet normal demokratik (shtetin e së drejtës), do të duhej të ishte e çartë për secilin individ , secilin subjekt, secilin institucion, se cilat janë të drejtat dhe detyrimet, cilët janë kufijtë e së lejuarës dhe çka guxohet (lejohet) e çka jo? Nëse këto rregulla bazë të demokracisë nuk praktikohen dhe nuk respektohen, atëherë nuk mund të flitet për ndonjë shtet të se drejtës, por për ndonjë rregullim dhe rend anarkik.

Pas ngjarjeve të dy ditëve të fundit mund të konstatohet lirisht se Republika e Kosovës, për fat të keq, nuk është shtet demokratik e aq më pak shtet i së drejtës. Në këtë vend duhet të dihet çartë se çka është mbrojtja e institucioneve dhe nga kush duhen ato të mbrohen? Cili është roli i Kryeministrit dhe cilat janë kompetencat e tij? Cili është roli i kryeparlamentarit dhe cili është roli i tij dhe kompetencat? Cili është roli i ministrit dhe çfarë janë kompetencat, të drejtat dhe detyrimet e tij? Cili është roli i policit dhe cilat janë kompetencat e tij? Kënd ka të drejt ai ta arrestojë dhe për ç’arsye? Çka është imuniteti politik dhe nga çfarë të mbron ai dhe deri ku ka të drejt të përdorët?


Janë këto vetëm disa nga pyetjet të cilat mund të parashtrohen në shtetin e Kosovës, të cilat me gjasë as akterët dhe as subjektet politikë, jo vetëm që nuk i respektojnë, por as që i njohin, sepse ata të shtetit pretendojnë të jenë mbi të gjithë dhe të paprekshëm.

Në këtë shtet secili pretendon që ka dhe është në të drejtë dhe secili akuzon tjetrin për shkelje ligji. Në këtë shtet secili është patriot dhe luftëtar i lirisë dhe akuzon të tjerët se janë tradhtarë.

Thotë një fjale popullore se zullumi këputet prej s’trashi, prandaj këtu me gjasë, në emër të luftës, po përfitohet individualisht dhe këtë e dinë të gjithë ata që e bëjnë këtë. E, kur prishen në mes veti, atëherë akuzojnë njeri-tjetrin që ti s’ke luftuar, ndërsa unë po dhe anasjelltas. Dhe, këtu shtrohet një pyetje: kush paska luftuar atëherë dhe kush paska mbetur pa luftuar? Dikush me kallash, dikush me gulinov, e dikush me laps; dikush në istikame e dikush në shpellë…

A nuk është e natyrshme që një komb për t’u çliruar lufton në të gjitha frontet i bashkuar rreth një ideali të përbashkët, e që është liria. A është normale që një luftëtar i denjë i lirisë, shtetin për të cilin luftoi në kohë lufte ta shkatërrojë duke e vjedhur në liri? S’ma merr mendja fare, pos nëse të tillët kanë qenë dhe janë profiterë.

Cili është kufiri i moralit politik të një politikani? Ky nocion, sipas të gjitha gjasave, në mentalitetin kosovar dhe shqiptar në përgjithësi nuk është i njohur fate. Çka duhet të ndodh apo të veproj një politikan i cili është bartës i ndonjë posti të lartë shtetërorë që të jap dorëheqje – marrë përgjegjësi? Në këtë shtet të shkretë i cili po viktimizohet nga hienat, mund të pritet çdo gjë pos përgjegjësi politike dhe respekt të institucioneve, shtetin e së drejtës dhe atdhedashurinë…!

Në trend

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Kalo në kategori