Vepra pjesërisht e shkatërruar e artistit britanik të rrugës, Banksy, po shfaqet për të parën herë në Gjermani, në një muze në Baden Baden.
Janë me dhjetëra e dhjetëra fansat kuriozë që i janë drejtuar muzeut Frieder Burda, ku po ekspozohet vepra “Dashuria në koshin e plehrave”.
“Kjo vepër e Banksyt ka bërë histori pasi iu nënshtrua një metamorfoze vitin e shkuar, gjatë një ankandi. Pasi u shit, kanavaca ndryshoi. Ndaj edhe e gjithë bota flet për këtë vepër arti”, tha drejtori i muzeut, Henning Schapper.
Sipas drejtuesve të muzeut, prerësja që pjesërisht e shkatërroi veprën në ankandin e vitit të shkuar është bllokuar, me qëllim që të evitohet mundësia që një vizitor të shtyp një buton dhe shkatërrimi të vijojë.
Pak çaste pasi piktura me emrin “Vajza me balonë” u shit për 1.2 milionë euro, një rekord ky për artistin, ajo thuajse u shkatërrua nga një prerëse që ishte fshehur në kornizë. Blerësi sidoqoftë nuk pati kundërshtime dhe disa ekspertë thonë se ndoshta vepra tani është më e vyer se më parë. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të Immanuel Kantit: Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë
Dhjetë gjërat që mund t’i mësojmë nga “Thika” e shkrimtarit Salman Rushdie
POEZI PËR DASHNORIN E LARGUAR PREJ KOHËSH
Shqipja në rrezik: Fjalori i ka 46 mijë fjalë, 500 mijë të tjera janë futur pa u studiuar
Zogu, pasi plagoset nga Beqir Valteri: Qetësi, këto ngjarje kanë ndodhur edhe më parë!
Martin Camaj, agjent i UDB-së!?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE