LAJMI I FUNDIT:

Vepra arti prej guri shfaqen rreth liqenit në Angli, mbetet mister artisti që i krijoi

Vepra arti prej guri shfaqen rreth liqenit në Angli, mbetet mister artisti që i krijoi

Veprat artistike të mistershme të cilat janë shfaqur në një pjesë të “Lake District” i kanë bërë admiruesit  të mendojnë se kush i krijoi ato.

Një krijim rrethor, i cili tregon pamjet e Luginës së Borrowdale, mendohet të jetë krijuar nga pllaka lokale në zonë.

Fotografi Carl Halliday bëri një foto të veprës, e cila ka fituar shumë vëmendje në internet.


Salla lokale e fshatit e ka quajtur atë punë e “Borrowdale Banksy” sepse askush nuk e di se kush qëndronte pas saj.

BBC nuk po e thotë saktësisht se ku janë veprat e artit pasi disa pjesë të terrenit mund të jenë të rrezikshme për vizitorët fillestarë.

Autoriteti i Parkut Kombëtar të Lake District, i cili administron zonën, tha se artisti përgjegjës “mbetet një mister”.

Skulptori me bazë në Windermere, Shawn Williamson, i cili nuk ishte përgjegjës për strukturat, i përshkroi ato si  “gjakun e jetës ose thelbin e Liqeneve”.

Ai  tha: “Është ndërtuar nga copa të mëdha të pllakave në një hark që krijon peizazhin dhe ka pasur artistë të ndryshëm në të kaluarën që kanë krijuar vepra të ngjashme – secili është unik në mënyrën e vet.”

Disa vepra, duke përfshirë harqe, janë vërejtur nga alpinistë dhe kalimtarë me përvojë në kodra.

“Është vërtet shfrytëzimi i mënyrave të shkollës së vjetër për të përhapur fjalën e dikujt që dëshiron të na tregojë se çfarë mund të bëjnë,” shtoi Willamson. /oranews/

Në trend Fun

Më shumë
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Fun
Amerikani thyen një rekord botëror me koleksionin e tabelave rrëshqitëse

Amerikani thyen një rekord botëror me koleksionin e tabelave rrëshqitëse

Fun
Delja e vetme në botë që pikturon është rrëmbyer nga studioja e saj – pronarja një shpërblim prej 60,000 euro për ta kthyer atë

Delja e vetme në botë që pikturon është rrëmbyer nga studioja e saj – pronarja një shpërblim prej 60,000 euro për ta kthyer atë

Interesante
Gjarpri i dytë më helmues në botë gjendet brenda lavatriçes së një familjeje në Australi

Gjarpri i dytë më helmues në botë gjendet brenda lavatriçes së një familjeje në Australi

Interesante
Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Interesante
Kalo në kategori