Me mijëra venezuelianë dolën në rrugët e kryeqytetit Karakas, për të protestuar në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për rrëzimin e qeverisë së presidentit Nicolas Maduro.

Vetëm pak përpara zhvillimit të një proteste nga opozita, ku lideri i saj shpalli veten si president në detyrë i Venezuelës, është raportuar për 4 persona të vdekur pas përplasjeve protestues-polici.

Maduro u betua për një mandat të dytë në fillim të janarit, pas zgjedhjeve që u cilësuan si të turpshme nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Por, Venezuela ka disa vite që ndodhet në “rënie të lirë” ekonomike, që kur drejtimin e vendit e mori Maduro, pas vdekjes së Hugo Chavez. Hiperinflacioni dhe mungesat e ushqimeve të shportës bazë, por edhe mjeteve të tjera të domosdoshme, kanë detyruar miliona venezuelianë të ikin nga vendi.

Reklama
Reklama

Këtë të mërkurë, presidenti amerikan Donald Trump njohu zyrtarisht kreun e opozitës venezueliane, Juan Guaido, si president të përkohshëm të vendit, një veprim që u pasua menjëherë edhe nga qeveria e Perusë fqinje, që ka mbajtur një barrë të rëndë të refugjatëve nga Venezuela.

Por, në një dalje nga selia e presidencës, në Karakas, Maduro u shfaq sfidues, duke ndërprerë lidhjet diplomatike me atë që e quajti “qeveri imperialiste e Shteteve të Bashkuara”, duke iu dhënë 72 orë kohë stafit diplomatik amerikan që të largohet nga vendi. /tch/