LAJMI I FUNDIT:

Vendvotimet hapen në kohë të rregullt në disa qytete

Vendvotimet hapen në kohë të rregullt në disa qytete

Nga Komisionet Zgjedhore Komunale njoftojnë se vendvotimet janë hapur në kohë të rregullt në këto qytete.

Në kohë të rregullt janë hapur të gjitha 167 vendvotimet në Kumanovë, njofton kryetari i Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Zvonimir Nikollovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Edhe në Likovë në kohë të rregullt janë hapur vendvotimet, njofton kryetari i Komisionit Zgjedhor Komunal, Lirim Shabani.

Në Prilep votimi ka filluar në kohë të caktuar në të gjitha 142 vendvotimet. Të drejtën e votës në Prilep e kanë gjithsej 64.309 votues.

Pa probleme ka filluar votimi edhe në Krivogoshtani, Dollnen dhe në Krushevë.

Në Komunën e Gostivarit sot në mëngjes në kohë të caktuara janë hapur të gjitha vendvotimet dhe se nuk janë regjistruar probleme ose pengesa për votim, njoftojnë nga Komisioni Zgjedhor Komunal në Gostivar. Në rrethinën e Gostivarit, për referendumin e sotëm të drejtën për të votuar e kanë 79.160 persona, të cilët janë të regjistruar në Listën Zgjedhore. /Telegrafi/