Vendosi të eksperimentojë me një metodë të pazakontë të heqjes së çantës nga shpina, britaniku 5-vjeçar e pëson

Një djalë pesëvjeçar mori më shumë sesa priste ndërsa përpiqej të hiqte çantën e tij të shkollës.
Për fat të mirë, Oliver Gibson, nga Sleaford, Lincolnshire i Britanisë së Madhe, nuk u lëndua kur pësoi aksidentin e tij.
Askush nuk do ta dinte për fatkeqësinë e tij të vogël - nëse nuk do të ishte kapur nga kamera e familjes, transmeton Telegrafi.
Oliver po ecte drejt shtëpisë së familjes kur vendosi të eksperimentonte me metodën je pazakontë të heqjes së çantës.
Ndërsa operacioni filloi me metodën standarde, me të riun duke rrëshqitur rripat e çantës poshtë krahëve, ai shpejt hasi në një pengesë.
Rripat e çantës së tij të rëndë dukeshin sikur i ngecën rreth kyçeve të duarve.
Në vend që të përpiqej t'i tërhiqte rripat pas duarve, i riu Oliver zgjodhi të provonte një mënyrë tjetër për t'u çliruar nga çanta.
Ai e ktheu çantën, me kyçet e duarve të ngecura në rripa, mbi kokën e tij. Ndërsa e bënte këtë, pesha e çantës bëri që vrulli i tij të lëvizte përpara.
Kur kjo ndodhi, çanta kaloi mbi kokën e tij dhe ra në tokë. Meqenëse Oliveri ishte ende i lidhur me çantën, edhe ai u përmbys dhe ra në tokë.
Videoja ka zë, që do të thotë se ulërima shqetësuese e të riut mund të dëgjohet ndërsa ai katapultohet në dysheme, me kokën përpara.
Më pas ai shihet duke u ngritur dhe duke vrapuar drejt një të rrituri (që supozohet të jetë nëna e tij) e cila e pyet me zë të shqetësuar se çfarë bëri dhe pse është i mërzitur.
Si pasojë e aksidentit, nëna e Oliverit, Donna, thotë se tani i ka dhënë mësime Oliverit se si ta heqë çantën.
Kjo, shpreson ajo, do të ndihmojë në shmangien e çdo aksidenti të mundshëm në të ardhmen.
"Mendoj se ai po përpiqej ta hiqte çantën nga shpina. Ai nuk e ka bërë këtë më parë, më është dashur të diskutoj se si ta heq çantën në mënyrë të sigurt sot", shtoi nëna e tij. /Telegrafi/


















































