LAJMI I FUNDIT:

Vendosën në qarkullim bankënota të falsifikuara nga 100 euro – arrestohen katër persona në Gjilan

Vendosën në qarkullim bankënota të falsifikuara nga 100 euro – arrestohen katër persona në Gjilan

Katër persona janë arrestuar këtë të enjte në Gjilan, pasi dyshohen për falsifikim të parasë.

Policia njofton se nga një bankë komerciale në qytetin e Gjilanit ka pranuar ankesë se në një bankomat janë deponuar para të falsifikuara në vlerë prej 100 euro. Po ashtu Stacionin Policor Gjilan gjatë një periudhe të shkurtër kohore ka regjistruar edhe tri raste të tjera të falsifikimit të prasë.

“Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas një pune të organizuar mirë operacionale ka arritur që të siguroj prova të mjaftueshme se katër të dyshuar kosovarë shqiptarë A.M. (2004), E.D. (2004), L.M. (2004) dhe R.D. (2002) në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim në qytetin e Gjilanit bankënota të falsifikuara të vlerës 100 euro”, thuhet në njoftimin për media.

Të dyshuarit pas arrestimit, janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘Falsifikim i parasë’ dhe katër të dyshuarit e lartcekur të ndalen në mbajtje për 48 orë”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori