Vendkalimi kufitar në Merdar vazhdon të jetë i bllokuar për kamionë dhe autobusë.
Derisa qarkullimi i veturave është tejet i ulët në këtë pikë kufitare për shkak të bllokadës të vendosur andej kufirit me Serbinë me protesta nga qytetarët serbë për të mos kaluar asnjë autobusë dhe kamionë nga Kosova.
Veturat me targa RKS nga Kosova sikur edhe ato me targa nga Serbia po qarkullojnë në këtë pikë kufitare, por me një kontroll të shtuar nga autoritetet kosovare.
Ekipi i KP ku po raporton nga vendkalimi kufitar në Merdar, bënë të ditur se nuk ka kaluar gjatë ditës së sotme asnjë kamion dhe autobus në këtë pikë kufitare me Serbinë.
Ministria e Punëve të Brendshme në njoftimin e fundit ka bërë publike se nuk ka bllokadë në pikatë kufitare me Serbinë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, pika kufitare në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdar nuk ka pritje.
Sipas njoftimit, pika kufitare në Bërnjak është e bllokuar. Po ashtu, edhe pikë kalimi kufitar në Jarinjë dhe Merdar janë të bllokuara për kamionë dhe autobusë.
Ministria e Jashtme ka njoftuar të hënën në mbrëmje se nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave.
MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët tashmë kanë hyrë në territorin e Serbisë, që t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.
“Nëse nuk kanë hyrë në Serbi, luten qytetarët, të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, thuhet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Krzhalovski: Debatet për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë